Çelzi ka rrëmber tri pikë të reja në luftën për titull në Premier ligë. Londinezët e Mourinjos mposhtën Atson Villën me rezultat 1-2.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Çelzit me golin e Eden Hazard në minutën e tetë.
Vila barazoi në pjesën e dytë me golin e Okore. Kurse golin për tri pikët e radhës për Çelzin e shënoi Ivanovic (66’).
Në anën tjetër kundërshtari i Çelzi në luftën për titull, Man City, ka barazuar në shtëpi me Hull City 1-1.
City ishte duke përsuar humbje deri në minutën e 90 kur barazoi James Milner.
Pas javës së 24 në Premier Ligë kryeson Chelsea me 56 pikë, 7 më shumë e City në vend të dytë./Drenicapress.info/
- Advertisement -