Fiton Prishtina, tre pikë larg Ferronikelit

 

Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Prishtinës e ka shfrytëzuar humbjen e djeshme të Feronikelit në Gjilan, duke shënuar fitore si mysafire kundër Ferizajt, me rezultat 3:1. Golat për prishtinasit i shënuan Ylber Ramadani (1′), Labinot Osmani (4′) dhe Mentor Zhdrella (70′), derisa golin e vetëm për ferizajasit e shënoi Dardan Bytyqi (35′). Kësisoj, tashmë Prishtina ka vetëm vetëm 3 pikë më pak se skuadra kryesuese, Feronikeli.
Fitore me të njëjtin rezultat ka realizuar edhe Trepça’89, por para tifozëve të vet në duel me Drenicën. Protagonisti kryesor i mitrovicasve ishte Kreshnik Lushtaku, që realizoi të tre golat e kësaj ndeshje në minutat 57′, 63′ e 73′.
Ndërkaq, golin e nderit për drenicasit e shënoi Qëndrim Sejdiu.
Fitore para tifozëve të vet shënoi edhe Istogu në duel me Vëllaznimin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Istogun e shënoi Granit Arifaj, në minutën e 80-të.
Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Kosovës së Vushtrrisë dhe Hajvalisë ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan vushtrriasit me golin e Milot Rashicës, në minutën e 27-të, por shifrat i barazoi Azem Ahmeti, nga penalltia në minutën e 55-të.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT