Fiton Ferronikeli, Drenasi edhe një arsye më shumë për të festuar

Sot në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas mbahet një program festiv për ditën e çlirimit të Drenasit.

Qytetarët e Drenasit e kanë edhe një arsye më shumë për t’iu gëzuar kësaj dite.

KF Ferronikeli para pak çasteve arriti të mposht KF Trepçën 89’, dhe kështu arriti fitoj për herë të dytë radhazi Digital Kupën e Kosovës në Futboll.

Në fillimi ishin drenicasit ata të cilët arritën të kalojnë në epërsi, mirëpo, brenda pak minutave Trepça arriti ta kthej rezultatin në 1 me  1.

Në fund pas ekzekutimit të penaltive, KF Ferronikeli arriti ta mposht KF Trepçën 89’ me rezultat 6:5. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT