Ballkani ka humbur në udhëtim ndaj Drenicës me rezultatin 2-1.

Kreshnik Uka dhe Santos shënuan për Drenicën, kurse Mevlan Zeka për Ballkanin.

Pas xhiros së 32’të, Prishtina kryeson tabelën me 69 pikë, e ndjekur nga Drita e Ballkani që kanë 68, respektivisht 67 pikë.

Drenica me këtë fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë.