Fitojnë Bayerni dhe Dortmundi (video)

 

Bayern Munich ka shënaur fitore me rezultat 0-2 në udhëtim te Hofenhaim.
Golin e parë bavarezët e shënuan në minutën e 38 nëpërmjet S. Rode, pas një bashkëveprimi me Robert Levandovskin.
Golin  e dytë dhe të fundit në këtë takim e shënoi mbrojtësi vendas A. Beck në fund të takimit.
Edhe Borussia Dortmund ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi duke triumfuar ndaj Paderbornit të Alban Mehës me rezultat 3-0 me golat e H. Mkhitaryan (58’), P. Aubameyang (55’) dhe S. Kagava (80’).
Pas javës së 29-të në Bundesligë kryeson Bayerni me 73 pikë, kurse Borussia Dortmund renditet në poziten e 8 me 36 pikë, duke shpresuar për një vend që dërgon në Kupat Evropiane.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT