Firma polake e interesuar për rifunksionalizmin e minierës së magnezitit në Duboc

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në një takim zyrtar zëvendësin e drejtorit të përgjithshëm të Kompanisë së njohur “ Bisek “ nga Polonia,Zbigniew Rynski. Qëllimi i këtij takimi ishte interesimi i kësaj kompanie,e cila tashmë ka hapur edhe përfaqsinë e vet në Kosovë,që të rifunksionalizoj Minierën e Magnezitit në Duboc.

Minerali i magnezitit është shumë i koncentruar në fshatrat Dubovc dhe Galicë. Pas hulumtimeve të bëra kjo kompani është shumë e interesuar për investime shumë milionëshe për rifunksionalizimin e minierës së dikurshme të magnezitit.
Ne jemi të interesuar që këto resurse të pasura që shtrihen në mbi 50 hektarë t’i shfrytëzojmë, ku do të përfitojnë materialisht pronarët e tokave, por edhe përmes punësimit, ka thënë Rynski. Ai ka thënë se fillimisht, nëse arrihet ujdia me pronarët për shpronesimin e tokave të tyre, do të punësohen rreth 150 punëtorë,kryesisht familiar të pronarëve. Nga hapja e kësaj miniere do të përfitojë shumë edhe vet Komuna e Vushtrrisë, por edhe Kosova,aka thënë ai .
Kryetari Mulaku ka theksuar se qeveria lokale dhe institucioni që ai drejton ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar klimën e biznesit në komunë duke ofruar kushte të volitshme për investitorët e huaj, që sigurisht do të jenë korrekt me detyrimet ndaj shtetit dhe shoqërisë sonë. Pasi i ka dhënë mbështjetje Kompanisë “ Bisek “ në realizimin e këtij projekti aq madhor, ka udhëzuar drejtuesit e saj që të ndjekin rrugën ligjore për zbatimin e saj,por edhe të bisedojnë me pronarët e tokave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT