Fiorentina në Europa Ligë

 

Fiorentina siguroi zyrtarisht Europën për sezonin e ardhshëm. Skuadra vjollcë fitoi 3-2 në transfertë me Palermon, pas një ndeshje spektakolare që dhuroi plot pesë gola.

Ilicic ndryshoi i pari shifrat në minutën e 23-të duke i realizuar pikërisht ish-skuadrës së tij, por gëzimi i miqve zgjati pak pasi Jajalo barazoi 3 minuta më pas. Gjithsesi në pushim Fiorentina vajti në epërsi pas finalizimit të Gilardinos. Rigoni riktheu sërish ndeshjen në barazim në të 69-tën, por Fiorentina nuk u kënaq me një pikë duke shënuar dhe golin e fitores në të 78-tën. Një sukses që e afron me vendin e 4-tërt në renditje që aktualisht mbahet nga Napoli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT