Finlandë / Në këtë restorant paguani gjysmën e faturës nëse flisni shqip

Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani gjysmën e faturës.

Shqiptarët ja kanë dalë të korrin sukses kudo në botë.

I tillë është edhe rasti disa shqiptarëve, që kanë hapur një restorant në Helsinki.

Ndoshta ju pëlqen!

Emri i restorantit është “Presto Trattoria” dhe nëse i flisni shqip personelit të këtij restorani do të paguani gjysmën e faturës.

Kjo gjë është bërë në shenjë respekti të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.

Restoranti në fjalë është në pronësi të pesë shqiptarëve të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e kanë harruar se nga janë por po e nderojnë gjuhën shqipe.

Ata promovojnë kulturën dhe kulinarinë shqiptare në Finlandën e largët.

“Ushqimi tradicional shqiptar pëlqehet shumë nga finlandezët”, shprehen ata.