Finlandë-Kosovë, notat e futbollistëve

Paraqitje e jashtëzakonshme e Kosovës në Finlandë, por gjithsesi loja e “Dardanëve” mund të përmirësohet në disa aspekte.

Redaksia e “GazetaOlle.com” ka bërë vlerësimet për formacionin startues dhe trajnerin Albert Bunjaku.

Samir Ujkani 7 – Nuk kishte faj për golin e pësuar, ndërsa paraprakisht bëri mrekullinë duke e fituar duelin “1 me 1” me Emerenkon. Siguri dhe qetësi.

Fanol Perdedaj 6.5 – Paraqitje pozitive në defensivë, edhe pse në shumë raste nuk arriti ta ndihmojë Milot Rashicën sa duhet.

Alban Pnishi 7 – Garanci e madhe në mbrojtjen e Kosovës. Me fizikun dhe kualitetin e tij ndihmoi shumë ekipin.

Amir Rrahmani 6 – Të padiskutueshme cilësitë e tij, por mbrëmë nuk u shfaq në lartësinë e duhur. Shkaktar mund të ketë qenë paraqitja e përkrahë Pnishit. I pafalshëm gabimi i pjesës së parë si futbollist i fundit, ku Ujkani devijoi në këndore goditjen e Emerenkos, prej ku erdhi edhe goli.

Leart Paqarada 7 – Përpos sigurisë prapa, ndihmoi shumë ekipin me daljet përpara. Shumë krosime me të majtën e tij, madje iu afrua golit në maksimum, por transversalja ndali një kryevepër të tij.

Hekuran Kryeziu 7.5 – Qetësi, kreativitet dhe… fuqi! Ideatori i lojës së ekipit të Albert Bunjakut dhe njëkohësisht kontribuues i madh në ndaljen e aksioneve finlandeze. Bravo Heki!

Enis Alushi 6.5 – Stabil si gjithmonë. I pavërejtur shumë mbrëmë, por me detyra të mëdha defensive.

Milot Rashica 7 – Të mrekullueshme depërtimet e tij nga e djathta, por disa herë jo edhe aq konkret. Ai di të jetë edhe më produktiv! Një yll që filloi shndritjen në Finlandën e largët.

Valon Berisha 7.5 – I pandalshëm, motor, një “bishë” e ekipit kosovar. Konkretizoi për mrekulli edhe penalltinë. S’ishte e lehtë, sepse përpara pos portierit finlandez kishte edhe librat e historisë, në të cilët do të futej për të mbetur përgjithmonë.

Bernard Berisha 8 – “Man of the match”. Një “luan i zgjidhur”, që gjahun e kishte në të majtën e Finlandës. Pos shumë veprimeve pozitive në sulm, nxori edhe penalltinë vendimtare. Do ta kujtojnë skandinavët për një kohë të gjatë.

Albert Bunjaku 6 – Jo në lartësinë e duhur. Nuk shfrytëzoi krosimet e vazhdueshme nga Berisha dhe Rashica në krah. Sikur i mungoi “instikti vrastar” që e posedon.

– Albert Bunjaku 7.5 – Vendosi ekipin në mënyrë të mrekullueshme në fushë. Zëvendësimi i Besar Halimit i doli, por jo edhe ai i Bersant Celinës. I çuditshëm zëvendësimi i fundit: Finlanda kishte një korner dhe ndeshja do të mbyllej, ndërsa Bunjaku inkuadroi futbollistin më të shkurtër: Alban Mehën

- Advertisement -

MË TË FUNDIT