Filmi “Shok” fitues i tri çmimeve në Aspen ShortsFest

Filmi “Shok” me skenar dhe regji nga Jaime Donoughue dhe me producent Eshref Durmishi pas premierës që pati në Aspen ShortsFest në natën e mbylljes të këtij festivali, fitoi tri çmime. Me çmimet Best Drama, Youth Jury Prize dhe Audience Special Recognition ky film tash është kandidat për nominim në Oscars dhe Bafta.
Aspen Film Festival është ndër festivalet më të mira në botë dhe hyn në kategorinë A të festivaleve dhe regjisori Jaime Donoughue dhe producenti Eshref Durmishi kanë qenë të pranishëm në ndarjen e çmimeve.
“Shok” është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy djemve të vegjël të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Eagle Eye Films Kosova me producent Eshref Durmishi dhe Eagle Eye Media Ltd me producent Harvey Ascott.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT