Filmi “Burrneshat” premierë në Tribeca Film Festival me datë 17 Prill në ora 18.
Sipas një njoftimi të Qendrës Kinematografike, filmi është i mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Doda e cila ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë.
Nё rolin kryesor luan aktorja Italiane Alba Rohrëacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё, dhe nё karrierёn e saj numëron mbi 20 çmime tё rёndёsishme ndёrkombёtare.
Në rolet tjera janë aktorët shqiptar si Flonja Kodheli e cila ka luajtur në filmin francez “Jashtë Mureve”, në “Amsterdam Express” si dhe në rolin kryesor në filmin “Bota” pastaj luan edhe aktori Bruno Shllaku i njohur për filmat “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Gjaku i Arbrit” etj.
Ky film ka në kastë edhe aktorët e famshëm kosovar Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj.
Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian). /drenicapress/
Për të gjithë të interesuarit më poshtë mund t’i gjeni edhe tri terminet e tjera të shfaqjes.
https://tribecafilm.com/filmguide/sworn-virgin-2015
- Advertisement -