Filmi “Babai” rrëmbeu tri çmime në Filmfest Munchen

 

Filmi “Babai”, me skenar dhe regji të Visar Morinës, fitoi tri çmime në Filmfest Munchen të Gjermanisë.

Visar Morina fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe për regjinë më të mirë, ndërsa Astrit Kabashi dhe Val Maloku fituan çmimin për aktorin më të mirë.

Filmi “Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku), një fëmije që shet cigare në rrugë, bashkë me të atin, Gëzimin (Astrit Kabashi), në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai përpiqet të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të, njofton albinfo.ch.

Të zënë mes dëshirës për të qenë bashkë dhe nevojës për të përballuar jetën e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Filmfest Munchen u bë të premten, në mbrëmje.

Filmi “Babai” është mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT