Pas përcaktimit të lokacionit, ka filluar rregullimi i infrastrukturës në vendin ku do të vendosen varrezat e qytetit tonë.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Gëzim Ejupi si dhe inxhinierë të komunës, vizituan terrenin ku po zhvillohen punimet, në vendin ku do të bëhet vendosja e varrezave të qytetit, në Polac.

Në këtë lokacion po bëhet rregullimi i rrethojave, parkingut e i rrugicës për këmbësorë si dhe do të bëhet ndërtimi i objektit të abdes hanes.

“Një falënderim i madh për tri kompanitë që kanë ndihmuar në punë shtesë në këtë projekt, si: kompaninë “Diamanti”, e cila ka bërë furnizimin me gypa të ujësjellësit me gjatësi 1000 metra, kompaninë “Uniteti” si dhe kompaninë “A-Z Group” që kanë ndihmuar në hapjen e kanalit të ujësjellësit”, u shpreh Kryetari Jashari.May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

May be an image of ambiente të jashtme