Fillon numërimi i votave për Prishtinën dhe Prizrenin

Kryetarja e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka në një prononcim për media, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, tha se këto çaste filloi numërimi votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit.

“Votat më kushte kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë do të numërohen në 11 tavolina për kryetar të prishtinës dhe në shtatë tavolina për kryetar të Prizrenit”, tha Daka, duke ftuar mediat që ta përcjellin nga afër këtë proces.

Ndërkaq, ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në dy komunat Dragash dhe Rahovec si dhe numërimi i votave me kusht, postë dhe të personave me aftësi të veçanta, kurse tani pritet rezultati përfundimtar i KQZ-së për këto dy komuna. /Telegrafi/