Fillon inicimi i procedurave për “Liqenin e Vasilevës”, zonë rekreative për qytetarët e Drenasit

Ekzekutivi komunal, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e KEK-ut, z.Isak Nika, z.Avni Gjonbalaj, dhe z. Ali Gerguri, më të cilët diskutuan për projektin “Liqeni i Vasilevës” në Komunën e Drenasit.

Në këtë takim, u konfirmua fillimi i inicimit të procedurave për realizimin e projektit “Liqeni i Vasilevës”.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur gatishmërinë që të fillojnë me procedurat, duke caktuar grupin punues në hartimin e detyrave projektuese për realizimin e këtij projekti.

Projekti “Liqeni i Vasilevës”, është i planifikuar në Planin Zhvillimor Komunal si zonë me rekreacion për qytetarët e Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT