Fillon beteja për ambasadorë

Një numër i madh i ambasadorëve të Kosovës po vazhdojnë misionin diplomatik me mandat të përfunduar, pasi që Qeveria nuk ka arritur t’ua vazhdojë misionin apo t’i zëvendësojë me ambasadorë të rinj.
Derisa Qeveria nuk ka vepruar ende në shiritin diplomatik, burime të gazetës “Zëri” thonë se “lufta” për diplomatë tashmë ka filluar.
Të njëjta burime thonë se në Qeveri kanë nisur kalkulimet për zëvendësimin e ambasadorëve “me mandat të skaduar”.
Opozita, si rëndom, ka dyshime se në diplomaci do të instalohet sërish një strukturë militantësh partiakë, duke e lidhur dyshimin me emërimin e Hashim Thaçit, ministër i Jashtëm.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT