Fillon aplikimi për subvencione për secilin fëmijë të lindur në vitin 2021

Në Komunën e Skenderajt, ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, duhet të keni këto dokumente:

1. Kërkesa (merret në sportelin nr.13)
2. Fotokopja e letërnjoftimit të prindit
3. Dëshmi e vendbanimit të prindit
4. Çertifikata e lindjes për fëmijën
5. Konfirmimi bankar

Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e Komunës së Skenderajt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT