Fillojnë korrje-shirjet në Komunën e Drenasit

 

Më 10.07.2016 në Komunën e Drenasit, ka filluar fushata e korrje-shirjeve dhe janë bërë të gjitha përgaditjet që ky proces të ec sipas planit dhe dinamikës së caktuar për këtë fushat.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Eknomik në Komunën e Drenasit, z. Skender Hasi ka thënë se sektori për bujqësi, ka filluar me kohë me përgaditjet e fillimit të fushatës së korrje shirjes. Fillimisht është caktuar komisioni komunal për përcjelljen dhe monitorimin e kësaj fushate si dhe ka bërë vlerësimin e pjekurisë së drithit.

Këtë vit në Komunën e Drenasit janë të mbjellura rreth 4100 ha me drithëra të bardha, ku nga kjo sipërfaqe me kulturën e grurit janë të mbjellura 3800 hektar, kurse siperfaqja tjetër është e mbjellur me elb dhe tërsher.

Për kryerjen e këtij procesi të rendësishëm, këtë vit janë të gatshme afër 100 autokombanja, ku nga Komuna jonë janë afër 80 pronar të autkombanjave që janë të regjistruara në sektorin e bujqësisë, kurse autokombanjat tjera do të vijnë nga Komuna të tjera në të cilat fushata e korrje shirjes kryhet më herët.

Vlenë të potencohet se këtë vit, në bazë të raporteve nga tereni, rendimentet janë mjaft të larta dhe sillet prej 4500 kilogram për hektar deri në 5000 kilogram për hektar. Të gjithë autokombanjerët janë paisur me vendimin e Drejorisë së Bujqësisë i cili cakton çmimin për korrje shirjen i cili pas kordinomit të Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtorive komunale për bujqësi, për këtë vit është caktuar çmimi prej 100 euro për hektar dhe sipas raporteve nga tereni ky çmimi është duke u respektuar nga autokmbanjerët.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT