Fikret Shatri pëson një lëndim gjatë vrapimit, 25 kilometrat e fundit po i vazhdon duke ecur

Atleti Fikret Shatri më 2 korrik u nis duke vrapuar nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë me misionin e tij për të mbërritur deri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë

Por, gjatë ekspeditës së tij, Shatri ka pësuar një lëndim në këmbë dhe 25 kilometrat e fundit po i kalon duke ecur, shkruan Reporteri.net

Shatri pritet që të arrijë rreth orës 17:00 në Tiranë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ky është postimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës:

🔜Atletit Fikret Shatri i kanë mbetur edhe disa orë për të përfunduar misionin tij sfidues duke vrapuar🏃‍♂️ nga sheshi #Skënderbeu në Prishtinë, deri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

Shatrit i kanë mbetur edhe rreth 2️⃣5️⃣ kilometra për arritur në cak, të cilat është duke i përfunduar duke ecur, shkaku i pësimit të një lëndimi të vogël.

Në përkrahje atij i kanë dalë edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, anëtarë të klubit “Kosova Trail Running Association”, anëtarë të “Marathon Albania”, si dhe miq e familjarë të tij.

Morali dhe vullneti i madh i Fikretit, po bënë që ai të mos dorëzohet deri të arrijë qëllimin e tij për të vrapuar 257 km.

Fikreti, është nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga Prishtina, ndërsa pritet të arrijë rreth orës 17:00 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT