Këngëtarja e njohur, Fifi ka treguar se në fillimet e saj të karrierës është paguar nga 10-35 euro për performancat që ofronte në lokalet e Prishtinës.

Në Instastory, ajo u shpreh se atëherë ndjehej njeriu më me fat në botë që i jepej mundësia të punonte e të fitonte para me djersë, ndonëse pagesa ka qenë kaq e ulët.

“16 vjeçe dhe kam kënduar në kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është që ka pas raste kam marrë 10 euro për performancën e më shumë 35 euro në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, është përgjigjur Fifi.

 

May be an image of 1 person and hair

Ndërsa, Indeksonline mëson se këngëtarja kosovare paguhet nga 1500 deri 2 mijë euro. Ajo kohëve të fundit ka performuar në qytete të ndryshme; Ferizaj, Kaçanik… /Indeksonline/