FIFA gëzon Përfaqësuesen e Kosovës

Komisioni për çështjen e statusit të lojtarëve në FIFA ka shqyrtuar sot dokumentacionin e shtatë futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkanit, Milot Rashicës, Alban Mehës, Amir Rrahmanit, Herolind Shalës dhe Valon Berishës dhe për të gjithë këta ka marrë vendim pozitiv, duke u dhënë leje që të paraqiten në ndeshjen e sotme kundër Finlandës.

Këtij lajmi iu gëzuan jashtëzakonisht futbollistët në fjalë, të cilët gjatë tërë javës kanë qenë në stres, pasi dëshira e tyre për t’u paraqitur në këtë ndeshje historike është jashtëzakonisht e madhe.

Tashmë përzgjedhësi Albert Bunjaki i ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe së bashku me shtabin teknik i mbetet të vendosë për lojtarët që do të zbresin në fushën e gjelbër në këtë ndeshje historike.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT