FIFA e vendos flamurin e Kosovës në faqen zyrtare (Foto)

Tani është edhe më bukur, kur sheh flamurin e Kosovës si të barabartë me të gjitha vendet e botës.

Pas pranimit në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, tani kjo organizatë ka bërë edhe hapin e radhës për Kosovën.

Në faqen zyrtare të FIFA-s, është vendosur flamuri i Kosovës së bashku me flamurët e tjerë të shteteve anëtare në FIFA.

Edhe pse jemi të pranuar më herët në UEFA, shtëpia e futbollit evropian ende nuk e ka vendosur flamurin e Kosovës në faqen e saj zyrtare. /Telegrafi/

Kosovaaa

- Advertisement -

MË TË FUNDIT