FIFA befason Kosovën pas barazimit me Finlandën (Foto)

Faqja zyrtare e FIFA-së e ka renditur të parën Kosovën në Grupin I, të eliminatoreve për Botërorin 2018

Përfaqësuesja e Kosovës, e cila shkroi historinë duke luajtur ndeshjen e parë zyrtare, ka arritur që të barazoj me Finlandën (1:1), në ndeshjen e parë të Grupi I të eliminatoreve për Botërorin 2018.

Por, edhe ndeshje e tjera të Grupi I kanë përfunduar me rezultat të njëjtë: Kroacia – Turqia 1:1 dhe Ukraina – Islanda 1:1.

Të katër ekipet kanë pikë të barabarta, por faqja zyrtare e FIFA-së e ka renditur të parën Kosovën në Grupin I. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT