Serbët kanë filluar të brengosen për faktin se nga sezoni i ardhshëm mund të përballen me skuadrat nga Kosova në basketboll. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), duket se nuk e ka pranuar kërkesën e serbëve, për t’i evituar përballjet reciproke me skuadrat kosovare, prandaj, serbët frikësohen se, që nga sezoni i ardhshëm, basketbollistëve serbë mund t’iu bie të zbarkojnë në Prishtinë, shkruan Zëri.
Kuriri serb, përcjell Zëri, shkruan se në vitin 2006, skuadra serbe, Kikinda, me rekomandim të Qeverisë së Serbisë, nuk kishte pranuar të udhëtonte për në Gjakovë, për të luajtur me Vëllaznimin, në konkurrencën e femrave. Me këtë rast, kjo skuadër ishte suspenduar për dy vjet nga EHF-i dhe ishte gjobitur me 7.500 euro. /Zëri/
- Advertisement -