Festë në kompaninë e suksesshme “N.N.T. Milazim Shala”, shënohet 20 vjetori i themelimit, plot suksese në projekte të mëdha (FOTO)

Edhe në Kosovë ka histori suksesi, falë punës, sinqeritetit e profesionalizmit në punë. Një histori e tillë suksesi është edhe për kompanin e sukseshme N.N.T. “Milazim Shala” në Drenas, e cila ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj. Por veçoria e këtij festimi në këtë kompani ishte falenderimi i veçantë për secilin punëtor të kompanisë që dha kontribut të madh në ngritjen e kompanisë drejt sukseseve të panumërta në zbatimin e shumë projekteve.

N.N.T. “Milazim Shala” u themelua në mars të vitit 2001, gjatë rrugëtimit ndër vite kishte momente të ndryshme nga të cilat mësuan, që ky rrugëtim do të ketë pëngesa, por kurrë nuk duhet të dorëzohemi, përkundrazi kjo i bëri më të fortë dhe të pathyeshëm.

Menaxherët e kompanisë me rastin e shënimit të 20 vjetorit thanë se: “Për kompaninë tonë këto 20 vite ishin plot sakrifica e suksese. E filluam këtë kompani me shumë mund, por me një vizion të qartë për të ardhmen. Dhe ajo që na bën të lumtur në këtë 20 vjetor të kompanisë sonë është sinqeriteti ynë në punë, ku para çdo qytetari e bashkëpunëtori qëndrojmë ballëlartë për punët tona që i kemi kryer me sukses.

Me disiplinën në punë dhe përgjigjen korrekte gjatë kryerjes së punës kemi arritur të fitojmë një besim të lartë ndaj intitucioneve, organizatave ndërkombëtare si dhe konsumatorëve privat.

Kjo padyshim ishte ndër pikat kyçe nga e cila u sigurua suksese i metejmë i kompanisë sonë.

Falë stafit teknik, profesional dhe makinërisë moderne, cilësore arritëm që ndër vite të finalizojmë projekte të mëdha në fusha të ndryshme të ndërtimit të ulët, kështuqë dalë- ngadalë po zgjerohet lista e referencave që zotonim.

Ky rrugëtim nuk ishte i thjeshtë vetëm kërkonte punë dhe përkushtim dhe këtë ja siguruam suksesit. Një falenderim të veçantë në këtë 20 vjetor ia dedikojmë punëtorëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë që na besuan shumë projekte dhe ne arritëm me sukses të përfundojmë çdo projekt.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT