Ferronikeli nuk gabon dy herë

 

Skuadra e Feronikelit është rikthyer te fitorja. Djelmoshat e drejtuar nga Gani Sejdiu, të premten, në ndeshjen hapëse të javës së 27-të në Raiffeisen Superligë, e ka mposhtur Ferizajn, në stadiumin “Përparim Tha]i” në Prizren, me rezultat bindës 3:0.
Skuadra nga Drenasi ishte bindshëm më e mirë dhe për dallim nga ndeshja e shumëpërfolur e zhvilluar javën e kaluar kundër Dritës në Gjilan, ku pësoi humbje (0:1), kësaj radhe pati paraqitje shumë të mirë.
Golat për Fronikelin në këtë takim i shënuan Xhevdet Shabani, Mendorim Olluri dhe Lapidar Lladrovci.
Pas kësaj fitoreje Feronikeli mbetet në vendin e parë me 54 pikë, 4 më shumë se Besa në vendin e dytë, që nesër luan kundër Kosovës së Vushtrrisë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT