Skuadra e Feronikelit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në përballje me Drenicën, në kuadër të javës së 23-të në Raiffeisen Superligë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaç” në Prizren ka përfunduar me fitoren e djelmoshave të Gani Sejdiut, me rezultat 4:2.
Fidan Gërbeshi (2’), Qemail Elshani (32’), Lapidar Lladrovci (44’) dhe Mendurim Olluri (58’) shënuan golat për Feroniklin, teksa golat e Drenicës erdhën nga Dren Gashi (61’) dhe Shkëlzen Lushtaku (80’).
Feronikeli tani ka 47 pikë në pozitën e parë në renditje, nëntë më shumë se Prishtina, teksa Drenica është e shtata në renditje me 29 pikë.
- Advertisement -