KF Ferronikeli është duke vazhduar me hapa të suksesshëm drejt titullit të kampionit.
Në ndeshjen e sotme të cilën e zhvilloj kundër Trepçës si mysafir, arriti të shënoj fitore dhe kështu të përforcoj edhe më shumë pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.
Ishte minuta e 85’të kur lojtari i Ferronikelit, Behar Maliqi, nga një distancë prej 30 metrave shënoj golin e vetëm më të cilin ia siguroj klubit fitoren.
Më këtë fitore klubi nga Drenasi arriti të mbledh 37 pikë, e pasuar nga Prishtina ne vend të dytë me 6 pikë më pak, ku edhe do të ketë edhe më të lehtë arritjen e synimeve për titullin e kampionit të Kosovës në futboll. /Drenicapress/
- Advertisement -