Feronikeli stërvitet në fushë “vaterpoli”

 

Futbollistët e Feronikelit po vazhdojnë stërvitjet intensive për sezonin pranveror. Përkundër kushteve të vështira me reshje shiu e bore, futbollistët e Feronikelit nuk i lënë për asnjë cast stërvitjet, për të qenë të gatshëm dhe më të fortë në pjesën tjetër të sezonit.
KF Feronikeli në fotografitë që ka postuar në Facebook, shihen futbollistët duke stërvitur në fushën e mbuluar nga uji.
Feronikeli e ka mbyllur sezonin vjeshtor në vend të parë me 28 pikë, dy më shumë se Hajvalia, që është kundërshtari kryesor i Feronikelit për t’ia rrëmbyer këtë pozitë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT