Feronikeli ka arritur të nënshkruajë me futbollistin e njohur, Qemail Elshanin.
Klubi nga Drenasi e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes në faqet e tyre.
“Futbollisti i lindur e i rritur me fanellën e Feronikelit, Qemail Elshani, pas një vite e gjysmë të kaluara jashtë Drenasit, në kampionatin e ri serish do të vishet bardh e gjelbër”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Elshani që së fundi ishte pjesë e Besës nga Peja, ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Feronieklit dhe së shpejti pritet prezantimi në ambientet e klubit.
- Advertisement -