Feronikeli pa trajner!

Kampioni dhe fituesi i kupës së Kosovës, Feronikeli, aktualisht është pa trajner.

Kjo për faktin se trajnerit nga Mitrovica, Gani Sejdiut dhe skuadrës nga Drenasi, iu ka skaduar marrëveshja.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, Gani Sejdiu.

“Marrëveshja me Feronikelin ka përfunduar. Unë do të kem një pushim të shkurtër dhe pastaj do të shohim. Gjithsesi dëshira e klubit është që të vazhdojmë, por të shohim. Skuadra e parë me të cilën do të bisedojë dhe që do të ketë prioritet për mua është Feronikeli”, ka thënë strategu mitrovicas.

I pyetur për ndonjë ofertë ai është shprehur:

“Ka fjalë por konkrete nuk ka asgjë. Do të shohim më vonë se çka do të ndodhë”, ka përfunduar kampioni dhe fituesi i kupës me ekipin drenicas.

Gani Sejdiu në sezonin 2014/2015 u stolis me titull dhe me kupën e Kosovës, duke e drejtuar skuadrën e Feronikelit drejt suksesit historik.

Skuadra nga Drenasi do të bëjë të pamundurën që ta mbaj në krye edhe më tutje Sejdiun.

Një gjë e tillë është thënë edhe nga drejtuesit e ekipit drenicas./Gazea Tribuna/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT