Kampioni dimëror i Superligës së Kosovës në Futboll, njëhershëm edhe pretendenti kryesor për ta rrëmbyer titullin e kampionit të sivjetmë të Kosovës “Feronikeli”, ndodhet në mesin e skuadrave më të njohura evropiane si: Bajern, Barcelona, Juventus si dhe shumë klube të njohura që kryesojnë në ligat e tyre.
Portal i njohur italian i sportit Calciomercato.it ka vendosur të publikojë liderët e të gjitha ligave në Evropë, në mesin e tyre edhe skuadrën nga Kosova, Feronikeli.
Në mesin e klubeve me të njohura gjendet edhe logoja e klubit të futbollit nga Drenasi “Feronikeli”.
- Advertisement -