Dejan Vukicevic nuk është më trajner i Feronikelit, shkruan Gazeta Express.

Trajneri malazez është larguar nga kampioni i Kosovës, me të cilin nuk i arriti rezultatet e pritshme në tre muaj qëndrimi.

Vukicevic ka qëndruar sot në stërvitjen e ekipit nga Drenasi, duke i përshëndetur lojtarët para se të largohej.

Ndërkohë, ekipin e ka drejtuar në stërvitje sot ndihmës-trajneri Ramiz Dervishi.

Aktualisht, Feronikeli e zë vendin e gjashtë në IPKO Superligë. /Gazeta Express/