Skuadra e Feronikelit nuk po njeh kundërshtar këtë sezon. Skuadra e Gani Sejdiut ka shënuar tri fitore radhazi këtë sezon, duke mos e njohur humbjen.
Në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, xhiroja e 17-të, Feronikeli mposhti Kosovën e Vushtrrisë me rezultat 2-0. Një javë më pas viktimë e Feronikelit ishteVëllaznimi që e nisi për Gjakovë me 3 gola “bakshish”. Dje në stdiumin “Adem Jashari” Feronikeli bombardoi Trepcën me një gol të Behar Maliqit.
Por ajo që po bie më shumë në sy në këtë fillim sezoni pranveror është se skuadra e Feronikelit nuk ka pësuar asnjë gol, duke qenë e pakalueshme në mbrojtje.
Në përgjithësi pas 19 xhirove të zhvilluara, Feronikeli ka pësuar 16 gola, 2 më shumë se Prishtina. Poashtu Feronikeli ka edhe sulmin më të mirë në Superligë me 26 golë të shënuara.
- Advertisement -