Feronikeli kthehet në shtëpi me fitore

Klubi nga Drenasi, KF “Feronikeli” arriti të mposhtë me rezultat të bindshëm kampionin aktual të Kosovës në futboll Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 3 me 0.
Me  këtë fitore, klubi nga Drenasi dëshmoj se është njëri ndër pretendentet kryesor për Kupën e Kosovës në futboll, duke vazhduar kështu për në çerekfinale.
Ndeshja ishte parapara të zhvillohet në Skenderaj, mirëpo, kushtet atmosferike e detyruan klubin nga Drenasi që këtë takim ta zhvilloj në qytetin e bukur të Prizrenit.
Golashënuesit e KF “Feronikeli” janë: Egzon Gashi, Mendurim Hoti dhe Qemal Elshani. /DrenicaPress/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT