Feronikeli ia rrëmben sulmuesin e njohur Prishtinës

Sulmuesi i njohur Labinot Osmani nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e klubit të Feronikelit.

Lajmi është konfirmuar nga KF Feronikeli përmes profilit zyrtar në facebook, ku shkruan:

Zyrtare | Sulmuesi i njohur Labinot Osmani, është përforcimi i parë në këtë afatë minikalimtar i cili ende nuk është hapur zyrtarisht.
Labinot Osmani vjen nga FC Prishtina dhe në vitet e fundit ka qën nder top sulmuesit më kualitativ në vend.
Osmani që më parë ka mbrojtur ngjyrat e Hysit, Kosovës së Vushtrrisë dhe në dy vitet e fundit ishte pjesë e Prishtinës, ka arritur në këtë momente marrveshje me drejtuesit e Feronikelit.
Labinot Osamni ka arritë marrveshje e cila e mban lojtarin deri në verën e vitit 2018-të, më mundësi vazhdimi.
Mirë së vjen kampion tek kampionet. /Drenica Press/