Feronikeli fundos Prishtinën

    Feronikeli ka arritur të bëjë një rikthim fantastik në derbin e javës ndaj Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 3-1.

    Kampioni aktual ka shënuar fitore duke treguar një lojë fantastike përballë Prishtinës e cila kaloi në epërsi nëpërmjet Gentrit Begollit.

    Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të mysafirëve, ndërsa Behar Maliqi e barazoi rezultat në 1-1 në minutën e 52-të.

    Ishte minuta e 88-të e ndeshjes, kur Behar Maliqi arriti ta shënoj golin e fitores për kampionin aktual, gol që i rikthen në krye të tabelës me 24 pikë të tubuara.

    Ndërkohë golin e fundit në ndeshje e realizoi sulmuesi Mendurim Olluri në minutën e fundit të ndeshjes.