Feronikeli dhe Gjilani në procedurë disiplinore

 

Ajo që ndodhi të shtunën në Drenas në ndeshjen, Feronikeli – Gjilani (1:1), nuk do të kalojë pa u ndëshkuar nga organet kompetente të Federatës së futbollit.

Komisari i Garave i Superligës së Kosovës në futboll, Ismet Ahmeti, ka inicuar procedurë disiplinore ndaj klubit të Feronikelit, zyrtarit për siguri, Ilir Demakut, ekonomit, Elami Limani dhe ndaj lojtarit, Mendurim Hoti, raporton Gazeta Tribuna.

Po ashtu, procedurë disiplinore është hapur edhe ndaj lojtarëve të Gjilanit, Betim Haxhimusa dhe Fidan Hasani. Procedura janë hapur edhe ndaj zyrtarëve të klubeve tjera. Vendimet pritet të merren nga Komisioni Disiplonor të mërkurën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT