Ferizaj, digjet stalla me gjithë lopë (Foto)

 

Si pasojë e një zjarri të fuqishëm, Ruzhdi Kçikut, nga Softajt e Ferizajt, të hënën i është djegur stalla me gjithë bagtinë brenda saj.
I mllefosur për humbjen e tetë lopëve qumshtore Ruzhdiu, thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe se dyshimet e para lidhur me zjarrin lidhen me instalimin e rrymës elektrike.
”Veq kur e kam parë tymin, e kam hapë deren dy lopë kanë dalë jashtë ndërsa tetë lopë tjera i kam parë të shtrira. Tymi dhe flaka e kishin bërë të veten” thotë Ruzhdiu.
Mësohet se gjatë ditë përveç policisë dhe zjarëfikësve në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe institucionet e pushtetit lokal.Ruzhdiu thotë se me këto lope e ka mbajtur familjen, ndërsa shpreson në ndonjë përkrahje materiale.
”Me këtë stallë e kam mbajtur familjen.Gjatë ditës kanë ardhë na kanë vizituar dhe kurgja tjetër, po shpresojmë në ndonjë ndihmë” thotë Ruzhdi Kçiku.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT