Pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit për natën e Vitit të Ri.

Për njëzet e një vite e kaloj e vetme festën e ndërrimit të moteve.

Shoqëri i bënin vetëm fotografitë dhe kujtimet  e djemve dhe burrit të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ishte rutina e mërzitshme e Ferdonie Qerkezit për dy dekada.

Edhe këtë vit, nëna nga Gjakova që humbi në luftë katër djemtë dhe bashkëshortin ishte bërë gati që ta pres e vetme.

Por u gëzua shumë kur në derën që hapet rrallë, trokitën ushtarët e Kosovës.

E kjo vizitë e lumturoi pa masë atë.

Ferdonija e emocionuar tregon sa krenare është me gratë e burrat e FSK-së.

Pasi që shkuan pjesëtaret e FSK-së, Ferdonija ka qëndruar më vëllain e familjen e tij për gjysmën tjetër të festës.

Por ajo thotë që festë për të ka një kohë që nuk ka.

Policia serbe në natën e 27 marsit të vitit 1999 ka marrë burrin e Ferdonijes, Halimin, e katër djemtë e saj, Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.