Dy kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Drenas, Ferat Shala dhe Sejdi Hoxha kanë nisur ditën se bashku, shkruan drenicapress.info

Këtë e ka bërë të ditur Ferat Shala përmes një postimi duke shtuar se një Dege të madhe të një Partie të madhe, i duhet një personalitet i suksesshëm, me elan dhe vrull rinor, si kryetari, Sejdi Hoxha.

Po e nis sot ditën me kryetarin e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, z. Sejdi Hoxha. Drenasi qëndron sypatrembur, si një nga kalatë e pamposhtura të PDK-së. Dega e Drenasit çdo herë i ka dhënë frymë dhe karakter partisë së lirisë, së pavarësisë dhe shtetndërtimit. E, ndërkaq, një Dege të madhe të një Partie të madhe, i duhet një personalitet i suksesshëm, me elan dhe vrull rinor, si kryetari, Sejdi Hoxha. Drenasi, ashtu si krejt Drenica, kurrë nuk njeh zmbrapsje – njeh vetëm fitore! PDK-ja i duhet Drenasit dhe Drenicës, ashtu siç Drenasi dhe Drenica i duhen PDK-së,- shkruan Ferat Shala. /DrenicaPress/