Fenomeni i çuditshëm: Shiu bie vetëm mbi një veturë

Një ngjarje e çuditshme e motit ku shiu bie vetëm në një zonë të vogël njihet si ‘shiu ultra i lokalizuar’

Në parkingun në provincën indoneziane të ‘West Java’ shiu goditi vetëm një makinë. Dëshmitari okular Uryan fillimisht mendoi se dikush po luante qëllimisht me ujin, por kur hodhi një vështrim nga afër, kuptoi se uji në të vërtetë ishte shi që binte nga qielli.

Uryan iu afrua makinës së zezë, por tha se nuk pa njeri tjetër aty pranë.
– Në atë moment isha në parking. Menjëherë mora celularin dhe regjistrova shiun- tha ai.

Një ngjarje e çuditshme e motit në të cilën shiu bie vetëm në një zonë të vogël njihet si shi ultra i lokalizuar. I njëjti fenomen u regjistrua në Palermo të Italisë në vitin 2016. Shiu që u shfaq në një pjesë të rrugës në atë moment habiti drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT