Femra që theu rekordin e vrapimit në 3.000 metra

Rekord i ri botëror në garën e 3.000 metrave me pengesë për femra. Koha e re me e shpejtë në këtë disiplinë të atletikës u shënua në Diamond League në Paris nga keniania Ruth Jebet që garon për Bahreinin, e cila e përshkoi këtë distancë për 8 minuta, 52 sekonda e 78 të qindtat.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga atletja ruse, Gulnara Galkina, e cila në Lojërat Olimpike të Pekinit e përshkoi distancën me mbi 6 sekonda më shumë.

Ndryshe, në Olimpiadën e vitit 2008 gara e 3000 metrave me pengesa u pranua si disiplinë e re e atletikës, transmeton syri.net.

Në lojërat Olimpike të Rios, Ruth Jabet fitoi medaljen e artë me 8 minuta 59 sekonda e 75 të qindtat, teksa në 2.000 metrat e para vrapoi si ‘e çmendur’, por pa mundur ta thyente rekordin botëror.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT