Fëmijët “e zhvilluar”, meritë e prindit apo e inteligjencës?

Talentet, dhe për më tepër gjenitë, janë një pasuri e çmuar njerëzore për çdo vend. Vendet më të zhvilluara kanë edhe politika të caktuara për gjetjen dhe kultivimin e tyre.

Sipas një studimi të bërë në Londër, fëmijët inteligjentë duhet të identifikohen, në mënyrë që të marrin një arsim më të përshtatshëm. Ata me aftësi të larta akademike meritojnë të sfidohen, të motivohen, inkurajohen dhe t’u jepet mundësia për të mësuar në një ritëm dhe thellësi, që është e përshtatshme për ta.

Në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara ka shhkolla të posaçme për fëmijët me një sistem më të avancuar se bashkëmoshatarët e tyre. Këto shkolla përcaktojnë nxënësit, që kanë potencial më të lartë intelegjence dhe i zhvillojnë më tej me programe të posaçme.

Disa prej këtyre metodave tentojnë që t’i grumbullojnë në një klasë të gjithë të talentuarit, pra fëmijët me të njëjtën shkallë inteligjence, të tjera i fusin ata në klasa me fëmijë të zakonshëm.

Pikërisht ky është një problem i madh, që vazhdon të diskutohet në aspektin psikologjik, sepse shpesh prindërit e fëmijëve të tillë duan që fëmijët e tyre të kenë një jetë si të gjithë të tjerët dhe jo të veçohen, qoftë edhe për mirë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT