Fëmija rrezikon të mos flasë më për gjithë jetën, kjo është tragjedia që i ndodhi në market

Një mama nga Manchester druhet se djali i saj mund të mos flasë më pasi mori plagë të tmerrshme kur piu një shishe me detergjent në supermarket.

Ayman Faisal, 2 vjeç, ishte i lidhur në karrocën e tij kur po bënte pazar me mamanë e tij Saira në një supermarket në Moss Side. Por kur 37 vjeçarja ktheu kokën për të marrë diçka, vogëlushi mori detergjentin që përmbante lëndë gërryese dhe e piu.

Djali u dërgua menjëherë në spital pasi mori disa djegie në gojë, rrugët e frymëmarrjes, ezofag dhe stomak. Tanimë 6 vjeç, Ayman nuk flet dot dhe ushqehet përmes një tubi në stomakun e tij. “Ndodhi vetëm për pak sekonda, kur ktheva kokën pashë që buzët i ishin bërë ngjyrë vjollcë e blu, e po i dilte gjak nga goja,” tha për Daily Mail Znj.Faisal. Familja e dy vjeçarit ka paditur dyqanin dhe firmën prodhuese të detergjentit/jetaoshqef