Vjen edhe një lajm i mirë për sportin e Kosovës. Federata e Kik-boksit të Kosovës pas pranimit në Federatën Evropiane të Kik-boksit, të njohur si WAKO Evropa, sot është pranuar edhe në Federatën Ndërkombëtare të Kik-boksit (WAKO-Bota).
Lajmi për pranimin e Federatës sonë të kik-boksit është konfirmuar nga krerët e kësaj federate.
“Pas pranimit në WAKO-Evropa. Sot Federata e Kik-boksit të Kosovës është pranuar me drejta të plota në WAKO-Bota”, është thënë në njoftimin e Federatës së Kik-boksit të Kosovës.
- Advertisement -