Federata Daneze: Nuk shesim asnjë biletë për serbët

Ndeshja Danimarkë – Serbi e vlefshme për kualifikimet e kampionatit europian “Francë 2016″ do të luhet pa prezencën e tifozëve mysafirë.
Lajmin, zyrtarëve të federatës serbe u’a kanë kumtuar danezët në arsyetimin e të cilëve thuhet ” Duam të ju informojmë se tifozët serbe nuk do të mund të blejnë bileta për këtë ndeshje. Për herë të parë në historinë tonë, ne nuk mund të menaxhojmë dhe të ofrojmë mbështetje për tifozët tuaj. Për këtë arsye  biletat për këtë ndeshje do të jenë të rezervuara vetëm për tifozët danez“, shkruan, asport.info.
Ky reagim i federates daneze vjen pas problemeve të shumëta që huliganët serbë kanë krijuar nëpër stadiumet europiane, ku rasti më i rëndë ishte, ndeshja  e Xhenoves në vitin 2010.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT