Pas dorëheqjes së papritur të Bylbyl Sokoli, drejtuesit e klubit kanë vendosur të emërojnë Armend Dallkun në krye të shtabit teknik, raporton Gazetasheshi.com.

Kështu ka konfirmuar Ahmet Kurtolli, anëtarë i kryesisë së klubit, i cili një gjë të tillë e bëri të ditur në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

“Ne do të orientohemi në kuadrat tona që kemi dhe skuadrën aktualisht do të udhëheq shtabi teknik i cili është aty me në krye Armend Dallkun”, deklaroi Kurtolli.

Image result for armend dallku trajner i junioreve

Kujtojmë që Dallku ishte trajner i ekipit të Juniorëve të Prishtinës deri në këto momente, teksa në dy vitet e fundit ishte kapiten i ekipit të parë.