FC Drenica prezanton mbrojtësin e Llapit në prag të mbylljes së afatit kalimtar

FC Drenica ka ‘goditur’ sërish. Këtë herë klubi nga Skenderaj ka zyrtarizuar një qendërmbrojtës, i cili vjen nga skuadra e Llapit, shkruan Gazetasheshi.com.

Fjala është për mbrojtësin boshnjak Armin Mujkic, i cili në pjesën vjeshtore të kampionatit ishte pjesë e skuadrës së Llapit.

“Në orët e vona, në këtë fund të afatit kalimtar, drejtuesit e klubit, kanë finalizuar marrëveshjen me qëndërmbrojtësin, Armin Mujkic.

Mujkic, 26 vjeçar, ishte më herët pjesë e Llapit, ndërkohë tashmë deri në fund të edicionit do të jetë lojtar i Drenicës.

Skuadra kishte nevoj për t’u përforcuar në qëndër të mbrojtjës, dhe drejtuesit e klubit, pas disa orëve ‘maratonike’ finalizuan marrëveshjën më mbrojtësin cilësor”, thuhet në njoftimin e klubit.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT