FBK’ja suspendon dy gjyqtarë të duelit Ponte Prizreni – Trepça, dënohet edhe Feronikeli

Shtëpia numër një e baskketbollit zyrtar sot ka publikuar buletinin zyrtar pas xhiros së 23’të.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, njërën nga pjesët e buletinit, dy gjyqtarë të sfidës Ponte -Trepça, gjegjësisht Daut Mehmeti e Dardan Maxhuni, janë suspenduar përfundimisht për këtë edicion, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkaq, Feronikeli dënohet me 300 euro, për shkak të gabimit teknik të përsëritur.

Më poshtë njoftimi nga FBK’ja.

VENDIME

1. KB Feronikeli, Konform Nenit 50.2 të PG, dënohet me 300 euro (GT i përsëritur)

2. Daut Mehmeti, gjyqtar i nominuar në ndeshjen Ponte Prizreni – Trepça, Konform Nenit 54.7 të PG largohet nga lista e gjyqtarëve të FBK-së për edicionin 2019/20.

3. Dardan Maxhuni, gjyqtar i nominuar në ndeshjen Ponte Prizreni – Trepça, Konform Nenit 54.7 të PG largohet nga lista e gjyqtarëve të FBK-së për edicionin 2019/20.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT